Akuzat për trukim ndaj Gattuso-s

02/09/2014 00:00

Autoritetet italiane kanë përjashtuar mundësinë e përfshirjes së ish-kapitenit të Milanit në trukime ndeshjesh.

Gjykatësi i Kremonës, Guido Salvini është shprehur se nuk ka prova të cilat mund të implikonin Gattuso-n në manipulime ndeshjesh, duke përjashtuar pjesëmarrjen e tij në trukime.

Pas nisjes së hetimeve, Gattuso ishte shprehur se do të vriste vetën nëse do të dilte se ai i përfshirë në trukime të ndeshjeve të futbollit me ekipin e Milanit.   

Së bashku me Brokin, ish shokun e tij te Milani, Gattuso dyshohej për trukimin e të paktën 30 ndeshjeve me kuqezinjtë.

Top Channel