Rosberg “bën ligjin” në provat e Belgjikës

23/08/2014 00:00

Nico Rosberg merr pole posisition-in në provat zyrtare të Belgjikës, duke çuar në 7 numrin e poleve të tij në këtë sezon dhe të katërtin radhazi. Sërish ka qenë një duel mes dy pilotëve të “Mercedes” edhe në Spa-Frankoshamps, çështja e pole position-it.

Të dy pilotët e kësaj skuadre, si Rosberg ashtu edhe Hamilton, dominuan edhe provat zyrtare që u zhvilluan në një pistë të lagur, pasi në vendin e dytë gjendet pikërisht britaniku, duke konfirmuar edhe një herë se “Mercedes” është një rival i fortë për këdo në të gjtiha kushtet klimaterike.

Menjëherë pas yre u rendit kampioni i botës Sebastian Vettel, i cili edhe pse mbi 2 sekonda më i ngadaltë se Rosberg mundi që të linte pas të gjithë rivalët e tjerë, ndërkohë që përkrah në startin e garës do të ketë spanjollin e “Ferrari”, Fernando Alonso.

Piloti tjetër i “Red Bull”, Daniel Riciardo u rendit në vednin e pestë në këto prova, ndërkohë që finlandezi i “Ferrari”, Kimi Raikkonen regjistroi kohën e tetë më të shpejtë.

Çmimi i Madh i Belgjikës, me kushtet klimaterike krejtësisht të paparashikueshme, pritet të jetë emocionues. Gjithçka mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel ditën e dielë, duke filluar nga ora 13:50.

Top Channel