Del Bosque, me Spanjën deri në 2016-n

26/06/2014 00:00

Vicente del Bosque do e përmbushë kontratën e tij me Spanjën dhe do të jetë trajner i saj deri në vitin 2016. Sipas ‘AS’, ish-tekniku i Real Madrid do të udhëheqë rinimin e skuadrës që në listën e tij të parë, të cilën do e publikojë në fund të gushtit dhe ku nuk do të jenë as Xavi, as Xabi Alonso dhe as Villa.

Në vendimin e Del Bosques, që Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) do e publikojë në fund të Botërorit, ka pasur rëndësi mbështetja që i ka dhënë presidenti i Federatës, Angel Villar, dhe sekretari i përgjithshëm i saj, Jorge Perez Arias.

Në Federatë vlerësojnë faktin që Del Bosque ka refuzuar më parë dy oferta shumë të majme për të lënë Spanjën. Këto oferta vinin nga Manchester City dhe Japonia.

Top Channel