Ancelotti: I ndërgjegjshëm për presionin mbi mua

23/05/2014 00:00

Carlo Ancelotti dha një intervistë për ‘Daily Mail’ ku foli për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve që pret Realin e Madridit ditën e shtunë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri italian do të ndeshet në Lisbonë me Atletico Madrid dhe Ancelotti ka mundësinë për t’u bërë trajneri i dytë në histori që e fiton 3 herë kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit të klubeve.

Motivimi
– Nuk më pëlqen egoizmi. E di që Bob Paisley e ka fituar 3 herë Champions-in dhe do ishte nder për mua ta barazoja këtë rekord, por nuk është ky motivimi im. Motivimi im është të jem pjesë e historisë së Realit.

Presioni për të fituar ‘Decima”-n
– Jam i ndërgjegjshëm për presionin mbi mua. Që kur kam ardhur tek Reali, çdo gjë rrotullohet rreth “Decima”-s.

Mourinho – Krijoi në skuadër dy grupe: njëri që ishte me të dhe tjetri kundër tij. Por, nuk duhet harruar që Mourinho fitoi një kampionat me 100 pikë dhe më shumë se 100 gola.

Cristiano Ronaldo dhe Bale – Cristiano shënon gol në çdo ndeshje. Jam i mrekulluar nga ai! Bale është një blerje e madhe nga ana e Realit, një lojtar shumë i përulur.

Bayern Munchen – Nuk po luan me stilin gjerman të futbollit, por me stilin e Guardiolës që është shumë më ndryshe se ai i vitit të kaluar me Heynckess në stol. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ne e kishim të lehtë ndaj tyre.

Atletico – Janë shumë të fortë. Kemi hasur probleme kur kemi luajtur ndaj tyre në kampionat. I njohim shumë mirë dhe e njëjta gjë vlen dhe për ata.

Top Channel