F1, Vettel: Red Bulli do të përmirësohet

22/05/2014 00:00

Sebastian Vettel ka besim se Red Bulli do të përmirësojë makinën duke i dhënë mundësinë atij që të luftojë për fitoret, siç është mësuar të bëjë në katër vitet e fundit të Formulës 1.

“E di forcën e ekipit tim dhe e di që do të përmirësohemi. Cështja është se kur do të vijë ky përmirësim”, tha piloti gjerman në prag të Cmimit të Madh të Monakos.

Pas një nisjeje kampionati me shumë probleme, Vettel renditet në vendin e katërt të klasifikimit të pilotëve, shumë larg Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, dominuesit e këtij sezoni.

“E meritojnë vendin që kanë. Deri tani kanë punuar më mirë se të tjerët”, tha katër herë kampioni i Formulës 1, i cili në Monako do të zhvillojë garën e tij të 100 në këtë kategori.

Top Channel