Finalet në NBA

20/05/2014 00:00

Indiana Pacers mposhti 107-96 Miami Heat në ndeshjen e parë finale të Konferencës së Lindjes në NBA. 

Shënuesi më i mirë i kësaj përballjeje të parë ishte Paul George me 24 pikë, ndërkohë që për Miamin shënuesi më i mirë ishte Wade me 27 pikë. 2 sezone më parë, Pacers u eleminuan në gjysmëfinale, ndërsa vitin e kaluar në finalen e Konferencës pikërisht nga skuadra e Miamit.

Në ndeshjen e parë të finales së Perëndimit San Antonio Spurs mundi 122-105 skuadrën e Oklahoma City Thunder.

Top Channel