Trajneri argjentinas Diego Armando Maradona ka publikuar listën me 30 lojtarë të cilët do përfaqësojnë kombëtaren argjentinase në Botërorin Afrika e Jugut 2010.
Në listë bëjnë pjesë: portierë, Serxho Romero (Alkmar), Marioano Andujar (Katania) dhe Diego Pozo (Kolon); mbrojtës, Nikolas Otamendi (Velez), Martin Demikelis (Bajern Mynih), Valter Samuel (Inter), Gabriel Hajnce (Marsejë), Nikolas Burdiso (Roma), Klemente Rodriguez (Estudiantes), Huan Manuel (Old Boys), Fabricio Kolocini (Njukastëll) dhe Ariel Garke (Kolon).
Në mesfushë amerikano-latinët përbëhen nga: Jonas Gutierrez (Njukastëll), Havier Maskerano (Liverpul), Huan Veron ( Estudiantes), Angel De Maria (Benfika), Huan Mersier (Argentinos Juniors), Havier Pastore (Palermo), Mario Bolati (Fiorentina), Hoze Sosa (Estudiantes), Maksimiliano Rodriguez (Liverpul), Jesus Datolo (Olimpiakos), dhe Sebastian Blanko (Lanus).
Në sulm lista nis me Lionel Mesin (Barcelona), për të vazhduar më tej me Gonzalo Higuain (Real Madrid), Martin Palermo (Boca Juniors), Serxho Aguero (Atletiko Madrid), Diego Milito (Inter), Karlos Tevez (Mançester Siti) dhe Ezekiel Laveci (Napoli).
Në listën e hartuar prej Maradonës bie në sy mungesa e mesfushorit Kambiaso dhe e mbrojtësit Zaneti, që të dy lojtarë të Interit.
Top Channel