Kampionati gjerman i futbollit tashme ka dy skuadra kryesuese pasi, Bayern Munchen ka arritur rivalet e Bayer Leverkusen dhe tani ndodhen ne te njejten kuote ne vendin e pare me 45 pike.
Bayern mori fitoren e tete radhazi ne Bundeslige, pasi mposhti ne transferte Wolfsburg 1-3. Holandezi Robben i dha nje avantazh te shpejte bavarezeve duke shenuar ne porten e vendasve qe ne minuten e dyte.
Por skuadra e Van Gaal shtoi diferencen kur mbrojtesi Van Buyten dyfishoi rezultatin me nje gol me koke dhe pjesa e pare u mbyll me kete rezultat. Ne fraksionin e dyte francezi Ribery shenoi serish per Bayern-in 11 minuta pasi u fut ne fushe.
Nderkohe Leverkusen u ndal 1-1 ne transferten ndaj Bochum ndersa Schalke barazoi 0-0 me Freiburg-un.
Top Channel