Me 7 shkurt, ne Varshave te Polonise Shqiperia do te mesoje kundershtaret e eliminatoreve te Kampionatit Europian 2012.
Perpara nisjes per ne vendin organizator te ketij evenimenti, trajneri i perfaqesueses kuqezi, Josip Kuzhe shpreh deshiren e tij dhe shpresen per kete aventure te re.
“Nuk eshte e thjeshte te shprehesh deshiren per kundershtaret qe do te bien. Sigurisht kemi skuadra ndaj te cilave duam te luajme dhe ndaj te cilave nuk duam. Do me pelqente te perballeshim me Gjermanine, ose me mire te them ne pergjithesi preferoj te luajme me skuadra qe zhvillojne loje te organizuar, jo me skuadra qe kane individualitete te mira dhe me skuadrat qe zhvillojne loje kreative me lojtare sulmues si, Holanda apo Spanja. Do te me pelqente edhe Zvicra, Turqia, Finlanda. Nga vazoja e katert ndonje skuader e vendeve balltike dhe nga e fundit, ndonje skuader e lehte si San Marino apo Luksemburgu, por jo Malta pasi nuk eshte ndonje skuader qe te motivon”, thekon Kuzhe.
Trajneri kroat i perfaqesueses sone, nuk do te deshironte te kishte si rivale ne keto eliminatore vendin e tij, Kroacine. “Nuk do me pelqente te luaja kunder Kroacise pasi eshte vendi im dhe do te ishte nje perballje emocionale per mua. Gjithashtu ata kane nje skuader te mire dhe ne do kishim me shume shanse per te zhvilluar ndeshje te mira perballe Frances apo Gjermanise”, shton ai.
Kur ka firmosur me perfaqesuesen e Shqiperise, Kuzhe kishte si synim pikerisht eleminatoret e europianit, duke shpresuar qe te bente dicka me shume se paraardhesit e tij. Keto eleminatore do te kemi skuadren e tij dhe objektivat reale te kroatit. “Kam ardhur per te qene trajneri i Shqiperise per eliminatoret e europianit. I perdorem ndeshjet e eleminatoreve te boterorit per te krijuar nje skuader, nje loje tonen. Nuk mund te them se do te kemi nje grup tjeter lojtaresh. Baza do te jete ajo qe kemi perdorur ne vitin e shkuar, por ndoshta do te kemi mundesi te perfshijme edhe disa lojtar te rinj”, pohon tekniku.
Per sa i perket objektivave dhe endrres te te gjithe neve per te pare skuadren tone te kualifikuar, Kuzhe thote: “Une shpresoj, pse jo te mos shpresojme. Ndoshta, mund te tingelloje si dicka jo reale, por askush nuk na ndalon te shpresojme. Une kam ardhur ketu per te qene i suksesshem. Une mendoj se edhe lojtaret jane te motivuar, tifozeria na pelqen kur luajme mire, atehere na lejoni ta provojme”.
Top Channel