Milandinho shkaterron Sienen

17/01/2010 18:00

Milani shkaterron 4-0 Sienen ne San Siro duke iu afruar akoma me shume Interit ne krye te klasifikimit.

Qe ne minuten e 10-te te lojes skuadra mike mbetet me dhjete lojtare pas daljes me kartonin e kuq te Curcit, i cili pervecse la skuadren me nje lojtare me pak i dhuroi edhe nje 11-metersh Milanit qe shnderrohet ne gol nga Ronaldinjo.

Edhe fale epersise numerike kuqezinjte arriten te dyfishojne avantazhin me nje super gol te Borrielos qe shenon nga nje pozicion thuajse i pamundur.

Pjesa e dyte e lojes ka pasur te njejten pamje, skuadra e Leonardo dominoi dhe gjeti edhe dy gola te tjere te Ronaldinjos. Ne minuten e 72-te braziliani shenon me koke pas nje goditje kendi dhe ne mbyllje te takimit, serish ai tregon klasin e nje lojtari te madh duke shenuar golin e katert te Milanit dhe te tretin personal per kete ndeshje.

Nderkohe te Juventusi vazhdon kriza. Bardhezinjte jane mundur edhe ne kete jave te 20-te te Serise A, kete here nga Kievo 1-0. Goli i vetem i ketij takimi u shenua ne minuten e 33 nga Granoke.

Nga ky rezultat ka perfituar Roma e cila le pas Zonjen e Vjeter ne klasifikim fale fitores 3-0 ndaj Xhenoas. Perrota ka hapur serine e golave ne minuten e 17-te, per t’i lene me pas radhen blerjes me te fundit te kryeqytetasve, Luka Toni i cili shenon edhe dy gola te tjere duke bere protagonisti i kesaj ndeshjeje.

Ne ndeshjet e tjera bie ne sy humbja e Fiorentines ne fushen e saj me rezultatin 1-2 ndaj Bolonjes. Nderkohe, Atalanta fitoi ndaj Lacios 3-0, Sampdoria barazoi me Katanian 1-1 dhe Parma-Udineze u mbyll pa gola 0 me 0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA