Jam me platformën audiobooks.al. Platforma më e re në gjuhën shqipe që ne kemi mundësinë te aksesojmë me qindra libra në gjuhën shqipe.

Për herë të parë kjo platformë ne gjuhën shqipe na sjell më afër me librin, në këtë periudhë kur kemi më shumë kohë për t’i dedikuar atij.

“Tashmë po ju shpjegoj platformën online. Si mund të regjistroheni? Është shumë e thjeshtë. Mjafton të klikoni për të hapur një llogari. Vetëm me një emër përdoruesi, një adresë emaili, një fjalëkalim të shkurtër. Klikoni regjistrohuni dhe ju mund të aksesoni qindra libra që ndodhen në platformën tonë. Ju mund te kërkoni nëpërmjet kategorive, nëpërmjet librave ose dhe autorët që ne kemi në faqe”.

Por si lindi ideja e realizimit të këtij aplikacioni lehtësisht të aksesueshëm të qindra librave bë smartphone apo kompjuter, vetëm nëpërmjet një adrese emaili.

“Ideja e krijimit te Audiobooks te parë shqiptar është një ide shumë e rëndësishme, sepse ajo ju vjen në ndihmë të gjithë shqiptarëve kudo qe ndodhen në gjithë botën. Kjo platformë është ndërtuar me idenë që njerëzit të dëgjojnë kur të duan të gjithë librat që ne i kontraktojmë në gjuhën shqipe…Unë e konsideroj si një risi dhe ne këtë periudhë pandemie është nj♪7 nga platformat me interesante sepse çdo lexues mund te dëgjojë atë që dëshiron të dëgjojë në gjuhen shqipe. E rëndësishme është që në ketë platformë ka dhe përralla që janë hedhur me shumë finesë në audiobooks”.

Por mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur pikërisht titujt ekzistues.

“Kemi bashkëpunuar me shtëpitë botuese duke ruajtur të drejtën e autorit. Pothuajse të gjithë librar janë marrë me kontratë nga shtëpitë botuese. Por tani e vecanta është që ne po na adresohen vetë shqiptarët. Po na ofrojnë mundësinë e bashkëpunimit…sot ne kemi mbi 150 tituj librash në këtë platformë dhe mbi 20 mijë dëgjues të përditshëm dhe të njëkohshëm. Ne synojmë qe brenda këtij viti këto tituj librash të shkojnë në rreth 1000”.

Një vend te rëndësishëm në ketë platformë merr edhe letërsia shqipe dhe autorët tanë.
“Shkrimtarët e sotëm kanë rënë dakord, e kanë mbështetur dhe pëlqyer këtë platformë dhe kanë rënë dakord të jenë pjesë e platforme. Unë i falenderoj qe janë bërë pjesë për të ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve qe duan të dëgjojnë këto libra”.
Lë të bëhem edhe unë pjesë e audiobooks.al duke lexuar. Kemi zgjedhur librin “Spaci” të autorit Maks Velo.

Top Channel