Ringjallet mallkimi i familjes Kenedi, nënë e bir zhduken pas lundrimit me kanoe në Maryland

04/04/2020 21:11

Dy anëtarë të familjes Kenedi tashmë besohet se kanë vdekur pasi u zhdukën tragjikisht gjatë një udhëtimi me kanoe pranë Uashingtonit.

Policia tha se ka ndaluar tashmë kërkimet për Maeve Kennedy McKean, mbesën e ish-kandidatit presidencial Robert Kennedy, dhe për djalin e saj Gideon pas 26 orësh, teksa për herë të fundit ishin parë pranë Annapolis.

Roja bregdetare ishte përgjigjur ndaj një thirrje të një kalimtari i cili kishte parë “dy njerëz me kanoe që nuk po arrinin të ktheheshin në tokë” pranë gjirit Herring, pasditen e të enjtes.

Ndërsa një kanoe e përmbysur e gjetur të enjten duket se plotësonte të dhënat e saj me të cilën po ludronin 40 vjeçarja McKean, dhe djali i saj tetë vjeçar Gideon.

Bashkëshorti i McKean, David McKean, tha se besonte se gruaja e djali i tij kishin vdekur.
“Është e qartë se Maeve e Gideon kanë vdekur. Kërkimet për trupat e tyre do të vazhdojnë dhe shpresoj që të jenë të suksesshme. Familja jonë kërkon të lihet në privatësi dhe që të gjithë të mbajnë Maeve e Gideon në lutjet e tyre”.

Komandanti Matthew Fine i Maryland tha: “Ishte një rast i vështirë, dhe aq më i vështirë ishte vendimi për ndalimin e kërkimeve. Grupet e partnerët tanë bënë gjithçka të mundur për t’i gjetur”.

Familja Kenedi është bërë sinonim i njëseri vrasjesh të profilit të lartë që prej atentatit ndaj presidentit John F Kennedy në 1963 dhe ndaj vëllait të tij Robert pesë vjet më vonë.
I biri i ish-presidentit, John F Kennedy Jr, vdiq në një aksident te pashpjeguar ajror bashkë me gruan e tij Carolyn Bessette, dhe kunatën Lauren Bessette në Massachusetts në 1999.
Ndërsa në 1984 ka vdekur dhe djali i Robert Kennedy, David Kennedy, nga një overdozë droge në moshën 28 vjeçare. Vëllai i tij Michael ka vdekur në një aksident me ski në Colorado në 1997.

FOTO GALERI
1/5
Atentati ndaj presidentit John

Top Channel