Sado e pamundur në jetën reale, mes kaktusëve në figurë fshihet një mace që duhet të zbuloni brenda 15 sekondave (fotogaleri)

24/04/2024 21:22

Krijuesit e imazhit thonë se vetëm njerëzit me inteligjencë të lartë mund të zbërthejnë këtë sfidë në 10 sekonda.

Imazhi tregon kaktusët jeshilë me gjethe e gjemba, por mes bimësisë një maçok fshihet diku, dhe detyra jote është ta zbulosh.

Sfida si këto janë krijuar enkas për të gënjyer shikimin tuaj, që kjo më pas të përcaktohet si tregues i inteligjencës dhe forcës së mendimit, shkruan TheSun.

Një shprehje thotë se ‘sytë janë kot, kur mendja është e verbër’ prandaj nëse ruajmë ftohtësinë e mendjes, mund të eliminojmë gënjeshtrat që na prezantohen shpesh nga shqisat, që në shumicën e rasteve nuk janë për të mirën tonë.

Përgjigja e sfidës është në fotogaleri, dhe nëse jeni gati keni të tjera sfida misterioze ku mund të përpiqeni të perfeksiononi mendimin kritik dhe aftësitë ruajtjes së interpretimit të drejtë të gjërave, sado të dykuptimta t’ju duken ato në pamje të parë.

Një tjetër shprehje e vjetër thotë se ‘gjërat janë shumë më të thjeshta nga të tjerët të bëjnë të kuptosh’, prandaj mjafton te thellohesh ne disa detaje dhe origjina e tyre del shpejt ne pah, edhe pse kjo nuk i referohet vetem iluzioneve optike por të gjithë çeshtjeve të jetës, siç thotë dija e vjetër.

FOTO GALERI
1/5
Pergjigje

Top Channel