Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 52-vjeçare këngëtarit dhe tekst shkruesit të njohu amerikan Adam Schlesinger.

Fituesi i tri çmimeve Emmy ka qenë duke marrë trajtim për CoVid-19 me ndihmën e ventilatorit dhe nuk ka mundur që ta fitojë këtë betejë.

Ai njihet me shumë për tekstin e këngës “Stacy’s Mom”, një hit i dekadës së kaluar në SHBA.

Ai gjithashtu është fitues i çmimit Grammy teksa ka qenë i nominuar edhe për çmimet Academy, Tony dhe Golden Globe Awards.

Vdekja e tij u konfirmua nga Chris Carrabba i grupit Dashboard Confessional.

“Unë po gjej dot fjalët e duhura”, shkroi ai në tweet-er. “Shoku im i dashur Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga COVID-19”.

Ai shtoi: “E njoha më së miri si mentor dhe si mik. Ne duhet ta marrim seriozisht këtë. Njerëzit janë të sëmurë dhe po vdesin. Është e vështirë të qëndrosh i mbyllur brenda, por jeta do të triumfojë. Kujdesuni për njëri-tjetrin, miku im i dashur.”

FOTO GALERI
1/9

Top Channel