Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët 19/07 14:06
Komisioni kryesues i legjislativit të Kinës ka propozuar së fundmi ndalimin e tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra, praktika nga e cila besohet se ka qenë zanafilla e koronavirusit të ri vrasës.
Pekini ende është duke rishikuar ligjet e mbrojtjes së kafshëve të egra, por propozimi ishte “thelbësor” dhe urgjent në luftën kundër epidemisë, shkruan e përditshmja shtetërore.
Ekspertët besojnë se koronavirusi i ri ka kaluar te njerëzit nga bota e egër dhe kafshët e shitura për ushqim, prandaj politikat e reja do të ndalojnë konsumin e kafshëve të tilla dhe do të vendosin gjoba të rënda për shkelësit.
Top Channel