Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
Ushtria iraniane ka njoftuar se ka kryer sulme me dronë ndaj dy bazave ushtarake në Kuvajt, në shenjë hakmarrjeje për sulmet amerikane ndaj Iranit.
Sipas televizionit shtetëror iranian, forcat e Teheranit kanë goditur një depo municionesh ushtarake amerikane në Kampin Udayri, si dhe sistemet e radarëve Patriot dhe të mbikëqyrjes ajrore në Bazën Ajrore Ali Al-Salem në Kuvajt.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në kanalin Telegram të rrjetit televiziv shtetëror, ku autoritetet iraniane pretenduan se sulmet ishin pjesë e kundërpërgjigjes ndaj operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.
Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane apo ato kuvajtiane lidhur me dëmet e mundshme dhe pasojat e këtyre sulmeve.
Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar ndjeshëm pas shkëmbimeve të fundit të sulmeve, duke rritur shqetësimet për një zgjerim të konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.
Top Channel