Zjarri përfshin dy restorante tradicionale në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre
Partia Socialiste ka konfirmuar prezencën e saj në konsultimet me Presidentin Bajram Begaj lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të 2027.
Në një reagim, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar Partinë Demokratike, duke thënë se ftesa për këtë konsultim është një traditë dhe se PD e ka refuzuar.
“Çdo President i Republikës ka bërë të njëjtën procedurë, duke ftuar partitë politike për konsultimin e datës së zgjedhjeve. Por sot ‘depoja e molotovëve’-SHQUP qenka shprehur kundër kësaj tradite. Uroj që t’i thërrasin arsyes dhe të marrin pjesë në ZGJEDHJET VENDORE diku mes 15 Prillit – 15 Majit 2027. Të kundërtën e kanë provuar në forma të ndryshme me bojkot, me vulë, pa vulë etj.
Partia Socialiste konfirmon prezencën në konsultime me Presidentin e Republikës, zotin Bajram Begaj, mbi datën e zgjedhjeve vendore 2027”, shprehet Balla.
Top Channel