“Ai është kriminel lufte, vendi i tij është në Hagë”/ Zyra e Nehanyahut reagon pas deklaratës së Mamdanit: Dëmi që politika e tij po i shkakton Nju Jork-ut…
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar këtë të shtunë (19 korrik) centralin bërthamor të Darkhovinit, i cili ndodhet në ndërtim e sipër në jugperëndim të vendit.
Sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, forcat amerikane goditën objektin bërthamor me një numër raketash, në atë që autoritetet iraniane e cilësuan si një “akt agresiv dhe mizor”, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
“Forcat amerikane, në një akt agresiv dhe mizor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, sulmuan sot centralin bërthamor Darkhovin, i cili është në ndërtim e sipër, me një numër të caktuar raketash”, thuhet në deklaratën e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.
🔴 BREAKING: Iran says US attacked under-construction nuclear power plant. https://t.co/Il7QsmLt9i pic.twitter.com/NzIwcfrRZF
— Arab News (@arabnews) July 19, 2026
Sipas agjencisë Reuters, ndërtimi i centralit bërthamor në provincën Khuzestan, në jugperëndim të Iranit, kishte nisur në vitin 2022.
Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende informacion mbi dëmet e shkaktuara apo nëse ka viktima nga sulmi. Ndërkohë, nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm nga Shtetet e Bashkuara lidhur me pretendimet e Teheranit.
Top Channel