U nda nga jeta pas një aksidenti në Zvërnec, kush ishte gazetari Enrik Mehmeti. Nga përkthyes në kampin “Alba” te raportimi për mbi 20 vite nga qyteti i Vlorës
Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat i lexojnë në çdo tubim përgjatë këtyre javëve.
“Nuk do lëvizim nga sheshi deri sa të plotësohen 5 kërkesat”, u shpreh një protestuesve.
Thirrjet për revolucion dhe ndryshimin e klasës politike, vijojnë.
5 kërkesat e tyre janë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.
3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.
4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.
5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Kjo protestë vjen pas mbledhjes për herë të parë të “Kuvendit Kombëtar të Protestës”, i thirrur nga organizatorët. Kjo mbledhje në fakt pati mjaft tensione dhe përplasje mes tyre, pasi dukej se dakordësia për këtë takim nuk ishte e të gjithëve.
E ndërkohë duket se tensionet nuk kanë qenë vetëm në mbledhjen e “Kuvendit” por edhe në shesh. Ndërsa një prej protestuesve kishte marrë mikrofonin dhe po fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, një tjetër i ka shkuar pranë dhe e ka ndërprerë duke i kërkuar që të mbyllte fjalën.
Nga ana tjetër, nga sheshi protestuesit u distancuan nga kjo mbledhje dhe ky “Kuvend” duke thënë se përfaqësuesit janë në shesh dhe se nuk ka negociata nëpër zyra.
Top Channel