Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Nikollaq Cepaj eshte person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt i atentatit. Cepaj ka marrë më shumë se gjashtë plumba në trup. Njëri prej tyre në kokë që i rrezikon jetën, të tjerët në shpinë e në këmbë. Ai është dërguar me urgjencë drejt Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, Roland Cepaj, ka marrë dy plumba në këmbë dhe në legen dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në një gjendje stabël, pas ndërhyrjes së mjekëve të spitalit të Vlorës.

Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve të Policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Cepaj, i liruar vetëm tre ditë më parë nga burgu.

Top Channel