Pjesë e organizatës së trafikimit të drogës/ Gjykata jep vendimin për Ertjan Pjetërgjokaj dhe Bujar Brahaj Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 05ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14ºC.
Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 08ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit dhe jo vetëm:
Top Channel