AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e SME-ve, në 10 bashki të vendit Përdorimi i pesticideve në bujqësi po vë në rrezik jetën e bletëve dhe të njeriut.
Spërkatja e të mbjellave me kimikate gjatë pranverës, kohë e cila përkon me shtegtimin e bletëve, po ndikon që mjalti i prodhuar në koshere të jetë i ngarkuar me kimikate bujqësore.
“Tek bletët, ekspozimi i vazhdueshëm i tyre mund të shkaktojë helmim akut, i cili shoqërohet me vdekjen e kolonive të bletës. Më pas mund të kemi ekspozim kronik, ku bletët marrin sasi të vogla, të cilat i çojnë në koshere. Dhe kur sasia rritet, ndodh që të kemi një helmim kronik, i cili më pas pasqyrohet në mjaltë dhe produktet e tjera të bletës”, shprehet Kastriot Korro, specialist apikulture.
Eksperti i Apikulturës, Kastriot Korro, thotë se gjatë një studimi të bërë në shtetin kanadez, produktet e bletës kanë dalë të pastra nga pesticidet moderne, por jo nga helmet e komunizmit, të cilat duan më shumë se një shekull që të shpërbëhen përgjithmonë.
“Ne gjetëm disa pesticide, por jo në mjaltë. I gjetëm në propolis, kryesisht pesticide të përdorura në kohën e komunizmit, të cilat japin efekt edhe pas 100 vjetësh dhe kjo tregon se sa kujdes duhet të kemi për bletarët gjatë përdorimit të pesticideve”, shton ai.
Në vitin 2018, Parlamenti Francez ndaloi përdorimin e insekticidit acetamiprid, pasi pati efekt vdekjeprurës për familjet e bletëve. Por në korrik të 2026, i njëjti parlament e riktheu sërish në treg. Kësaj here, ky kimikat do të lejohet të përdoret nga fermerët e tokës vetëm pas përfundimit të nektarit dhe polenit. Ndërsa në Shqipëri, ky insekticid përdoret në çdo stinë, duke vënë kështu në rrezik aktivitetin e bletërritësve.
“Nuk dua të them se duhet të ndalohen, sepse ato luajnë një rol të rëndësishëm, por duhet të përdoren në sezonin dhe dozën e duhur.”, thekson më tej.
Nga ana tjetër, kujdestarët e bletëve thonë se viti 2026 solli më pak mjaltë në koshere si pasojë e temperaturave të larta dhe ndotjes mjedisore.
Top Channel