Vjedhja e miliona eurove/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, Elisabeta Matajn
12/08/2026 17:00
Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Mataj është nën hetim dhe akuzohet për përvetësimin e miliona eurove, në një çështje për të cilën autoritetet vijojnë hetimet.
Apeli ka konfirmuar gjithashtu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dy ish-vartëset e Matajt, Paola Danaj dhe Valbona Duni.
Çështja mbetet në fazën e hetimit, ndërsa përfundimi i saj do të përcaktojë përgjegjësitë ligjore të secilës prej të hetuarave.
Top Channel