Ekskluzive/ I deportuari i amerikanëve drejt lirisë? I akuzuari për tre vrasje dorëzon kërkesë në gjykatë, Sokol Hoxha: Më nxirrni nga burgu, kam qenë 25 vjet në arrati
Gjykata Kushtuese zbardhi vendimin në të cilin ka rrëzuar ankesën e njërit prej grabitësve të 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, i cili pretendoi se ishte dënuar për shkak të fjalisë: “çfarë tersi, e dija”.
Ky reagim i Saimir Çelës u regjistrua gjatë një përgjimi ambiental në ambientet e paraburgimit ditën kur ai u arrestua. Duke mos e kaluar në seancë plenare gjykata Kushetuese thekson se kjo bisedë e Çelës me të arrestuarin tjetër Renaldo Sulaj, tregon se ata e dinin shkakun pse ishin prangosur.
Kushtetuesja i kujton Çelës si prova 508 telefonata të kryera në atë kohë me dy bashkëpunëtorët në grabitje e 2019, ndërsa i sjell në kujtesë edhe rrëfimin e të penduarit Alkond Bengasi i cili ka shpjeguar se plani kriminal nisi gjatë takimeve të shpeshta, studimin e lëvizjeve të dërgesave monetare, përshtatjen e makinave ku u shkrua “hetimi tatimor”, gjetjen e mjeteve me të cilat do të hapeshin dyert e emergjencës në aeroport dhe të armëve të grupit të grabitësve të drejtuar nga Admir Murati, vrarë në ndjekje e sipër.
Në total gjykatat i kanë dënuar grabitësit me 122 vite burgim, ndërkohë që veç Saimir Çelës, Kushtetueses i janë drejtuar edhe dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Ndërsa në një gjykim të veçuar me 18 vite burgim është dënuar edhe Talo Çela.
E teksa beteja vazhdon, ende autoritetet dyshojnë se kjo grabitje prodhoi ngjarje të tjera, mes tyre edhe vrasje.
Top Channel