Nga kuajt dhe animet te ideologjia naziste, historia e 16-vjeçares që u radikalizua në internet dhe u trajtua si terroriste Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet konsultative për propozimin e Reformës Administrative, teksa pas 4 orësh kanë përfunduar edhe diskutimet në Kuç.
Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi raporton se në takim me kryeministrin Rama kanë qenë 20 kryetarë bashkie.
Në takimin e sotëm morën pjesë disa kryebashkiakë, ndërsa Rama shoqërohet nga bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku. Po ashtu të pranishëm në takim ishin ministri Ervin Demo dhe kryebashkiakët e bashkive që do të shkrihen.
Sipas burimeve qeveritare, të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, takimi u zhvillua në fshatin Kuç, bashkia Himarë.
Propozimi për reformën e re administrative ndodhet prej tre muajsh në fazën e konsultimit, ndërsa procesi ka shoqëruar edhe me pakënaqësi nga disa prej bashkive që parashikohet të shkrihen në kuadër të ndryshimeve të propozuara.
Që prej dërgimit nga ana e Kuvendit të draftit për hartën e re territoriale në të gjitha bashkitë e vendit, në njësitë të cilat parashikohet të shkrihen, janë zhvilluar protesta nga qytetarët, por edhe kundërshtime nga këshillat bashkiakë.
Në Poliçan, mbështetësit e Partisë Socialiste reaguan publikisht ku dogjën edhe teserat e PS-së, ndërkohë që kreu lokal i kësaj partie dha dorëheqjen.
Kjo solli edhe reagimin e kryeministrit Rama.
“Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, që tanimë po protestohet edhe “brenda PS-së” dhe kjo qenka një shenjë tmerrësisht e keqe për “regjimin”. Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS-së në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë, apo ndonjë rast kur deputetë tanë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë”, pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale, po edhe e mirëseardhur”, deklaroi Rama pak ditë më parë.
Top Channel