Ndahet nga jeta babai i Lorenc Vangjelit, analisti mesazh lamtumire: Ndërroi jetë i qetë dhe i rrethuar nga familja 14/10 16:27
Banorët e Mirakës në Librazhd kanë protestuar këtë të hënë pasi punimet për zgjerimin e Koridorit të VIII i kanë bllokuar aksesin në fshat.
Sipas tyre, 7 fshatra të Librazhdit dhe dy të Elbasanit kanë dalje vetëm në drejtimin e lëvizjes Elbasan-Librazhd, por bllokohen anasjelltas.
Sipas protestuesve, tashmë u janë bllokuar të gjitha linjat e transportit ndërqytetës dhe për ato familje që s’kanë automjete lëvizja është e pamundur.
Pas kërkesës së banorëve ARRSH shprehet se do të shqyrtojë mundësinë e një zgjidhje teknike duke shqyrtuar kushtet e terrenit dhe parametrat e sigurisë rrugore.
Top Channel