Formacionet Zyrtare/ Finalja e parë e sezonit, si rreshtohen skuadrat në PSG-Aston Villa. Ndeshja transmetohet live në Top Channel
Kryeministri Edi Rama ka vijuar debatin për renditjen e Shqipërisë në krye të klasifikimit ndërkombëtar për sigurinë kibernetike.
Një ditë pasi iu përgjigj komenteve që vunë në dyshim rezultatet e indeksit, Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë duke iu referuar një artikulli të Euronews, ku pasqyrohet pozicioni i Shqipërisë dhe përmirësimet e ndërmarra në sektorin e sigurisë kibernetike pas sulmit të vitit 2022.
Në reagimin e tij, kryeministri thekson se Shqipëria renditet në vendin e parë në botë me 98.33 pikë nga 100, duke lënë pas vende me kapacitete të mëdha teknologjike.
Rama e ka lidhur këtë rezultat me transformimin e sistemit shqiptar të sigurisë kibernetike pas sulmit masiv të vitit 2022, për të cilin autoritetet shqiptare kanë fajësuar Iranin.
Sipas tij, pas sulmit janë ndërmarrë një sërë masash, përfshirë forcimin e kuadrit ligjor, centralizimin e mbrojtjes kibernetike, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.
Për kryeministrin, kalimi nga një vend i goditur nga një sulm i madh kibernetik në një shtet të renditur në krye të klasifikimit ndërkombëtar përbën dëshmi të ndryshimit të bërë në këtë fushë.
Postimi i Ramës:
Ja edhe EURONEWS-i global për një lajm që në Shqipëri i mërziti aq shumë sorrat, korbat dhe dështakzemërakët
🇦🇱SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE
Nga vendi që në vitin 2022 u godit nga një sulm masiv kibernetik i sponsorizuar nga Irani, tek vendi që sot kryeson renditjen globale për sigurinë kibernetike.
Sipas indeksit të publikuar edhe nga Euronews, Shqipëria renditet e para në botë me 98.33 pikë nga 100, përpara fuqive të mëdha teknologjike si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Pikë maksimale për politikat kibernetike, bashkëpunimin ndërkombëtar, arsimin dhe kërkimin, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, analizën e kërcënimeve, mbrojtjen e të dhënave, reagimin ndaj incidenteve, menaxhimin e krizave dhe luftën kundër krimit kibernetik.
Sulmi i vitit 2022 mund të na kishte gjunjëzuar. Ne e kthyem atë në një shtysë për transformim.
Rindërtuam kuadrin ligjor, centralizuam mbrojtjen kibernetike, forcuam kapacitetet tona dhe ngritëm partneritete të reja me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë më të mëdha të teknologjisë.
Dhe sot, në një kohë kur Shqipëria digjitale ofron online 95% të shërbimeve publike, kjo mburojë është po aq jetike sa çdo infrastrukturë tjetër strategjike e vendit.
Nga objektivi i një sulmi shtetëror kibernetik, në numrin 1 të botës për sigurinë kibernetike
Top Channel