Megaoperacion në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve që shpërndanin drogë Tetë efektivë janë pezulluar nga detyra pas incidentit në Burgun e Fierit, ku tre të burgosur u përplasën midis tyre, duke lënë të plagosur Denis Bajrin.
Vendimi i pezullimit të dy zyrtarëve që ishin përgjegjës turni ditën e shtunë dhe të efektivëve të tjerë të rolit bazë u dha nga Komisioni i Disiplinës, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, derisa hetimet të vërtetojnë se kush qëndron pas sulmit.
Prokuroria e Fierit ka hapur hetim për shpërdorim detyre ndaj punonjësve të burgut, të cilët dyshohet se, me mosveprimet e tyre, shkelën protokollin e sigurisë duke lëvizur nga njëri sektor në tjetrin të burgosurit Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjinin, të cilët hynë në krahun tjetër ku mbahet i dënuari Denis Brajovic ose Bajri. Ata kërkuan një leje verbale prej tij për ta takuar për kafe, ndërsa si garanci u pa Aldo Gjini, i cili e njihte Bajrin.
Sapo tre burrat janë zhvendosur në një ambient pa kamera, Denis Bajri u sulmua me një thikë të improvizuar, duke u plagosur, ndërkohë që edhe agresori, Zotaj, mbeti i dëmtuar gjatë kundërpërgjigjes së Bajrit.
Efektivët pohojnë gjatë marrjes në pyetje se e kishin neglizhuar situatën për shkak të informacioneve se tre të burgosurit ishin shokë.
Por aktualisht, Prokuroria po heton për një sulm të porositur nga jashtë qelisë, me urdhër të Ibrahim Licit, një i shumëkërkuar nga drejtësia.
Burgjet kanë reaguar dhe kanë dërguar Zotajn dhe Gjinin në burgun e Burrelit dhe të Drenovës, ndërsa po verifikohen edhe disa automjete që, pas sherrit në Burgun e Fierit, qëndruan jashtë këtyre ambienteve, si dhe jashtë Spitalit të Fierit.
Top Channel