Të enjten do të zhvillohet xhiroja e parë e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Në xhiron e parë do të pushojnë skuadrat e Superligës së Femrave, derisa në ‘aksion’ do të jenë skuadrat e Ligës së Parë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe United Basketboll. Ndërkohë, Vëllaznimi do të ballafaqohet me Sferën, kurse Drita me Vushtrrinë, që vlerësohet edhe ndeshja më interesante në këtë xhiro.

Kjo xhiro zhvillohet është me sistem eliminimi dhe kush fiton kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

E enjte

15:30 Kerasan Prishtina – United Basketball

18:00 Vëllaznimi – Sfera

19:00 Drita – Vushtrria

Top Channel