Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:48
Një mikpritje e ngrohtë po përgatitet për lojtarët dhe tifozët anglezë, të cilët pritet të vijnë gjatë vikendit në Kosovë.
Të dielën në Stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Euro 2020 në mes Kosovës dhe Anglisë.
Ambasada e Britanisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka përshkruar Kosovën si vend mikpritës dhe me njerëz miqësorë.
“Thirrje për të gjithë fansat e Anglisë të cilët udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së dielës Kosovë-Angli. Një mikpritje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vend i famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësor. Bëni qejf, bëni miq dhe shijojeni ushqimin e shkëlqyeshëm dhe natyrisht futbollin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës angleze.
Top Channel