Spanjë, video nga operacioni i kapjes së shqiptarëve që grabitën banesat e sportistëve të Real Madrid dhe Atletico

23/10/2019 17:38

Policia spanjolle ka arrestuar një grup që dyshohej se ka grabitur shtëpi të pasurish, edhe të lojtarëve të Real Madridit dhe Atletico Madrid brenda një muaji.

Banda përbëhej nga tre shqiptarë dhe një spanjoll, sipas policisë. Ata shkonin në Spanjë për vetëm 30 ditë, kryenin grabitjet e më pas largoheshin për në Shqipëri ose për një vend të tretë.

Policia dyshon se ky grup ka kryer 14 grabitje në total në zonat e Kastilla y Leon, Asturias dhe Madrid.

Të dyshuarit, sipas hetimeve, i kthenin të gjitha gjërat që vidhnin në flori, brenda dy-tri ditëve, që të humbnin gjurmët.

Operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me Europlin çoi edhe në sekuestrimin e shumë stolive, parave e pajisjeve elektronike të vjedhura, si dhe të makinave që përdoreshin gjatë krimit.

Top Channel