Sipas demokratëve, skema e shitblerjes së votës përfshinte edhe grupe kriminale që kultivonin kanabis. Edhe pse Dibra nuk ishte lakuar më parë, si zonë e nxehtë kultivimi, akuzat u intensifikuan në fushatë.

“Nuk ishin dibranët që mbillnin kanabis, kam takuar lazaratas në rrugët e Dibrës, edhe gati ma tha copë për çfarë ishte. E kuptova nga dialekti, më foli, më përshëndeti, si je shefo më tha, e kuptova që nuk ishte nga Dibra e ma tha copë. Kam ardhur për punë se këta ktej kanë nevojë për ne”, tregon Edi Paloka, nënkryetar PD

Mbetet ende e paqartë sesi ish-deputeti Paloka kishte identifikuar një trafikant, më pas ishin përshëndetur dhe kishin biseduar për kultivimin e kanabisit.

“Po Lulzim Basha dhe establishment i tij politik që në 114 fshatrat e Dibrës shkonin nga dy herë në ditë, keni parë ndonjë pamje filmike të xhiruar?”, tha Ulsi Manja, deputet PS.

“Vetë fshatarët që na informonin se ne sigurisht nuk futeshim nëpër shkurre e ferra se s’kishim vajtur për të gjurmuar atje kanabisin”, tregon Edi Paloka, Nënkryetar PD

Denoncimet aso kohe ishin vetëm publike, nga foltorja e selisë blu, duke shmangur policinë ose prokurorinë.

“Unë denoncoja në ato kohë parcelat e shefit të komisariatit, dhe ai do shkonte për të zbuluar parcelat e tij?” pohon Flamur Noka, ish-deputet i PD.

Top Channel