Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës duke rikthyer reshjet e shiut, të cilat do prekin disa qytete gjatë mbrëmjes.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 22ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 28 ºC dhe në zonat bregdetare nga 20ºC në 28ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të shtohen gjatë pjesës së dytë dhe në mbrëmje do të sjellin reshje pothuajse në të gjithë territorin.

Temperaturat variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 23ºC dhe në zonat e ulëta nga 16ºC në 28ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel