Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore sollën në muzeun etnografik të Elbasanit nxënësit e shkollës Onufri.

Asnjëherë më parë shtëpia tradicionale qytetare elbasanase nuk kishte qenë më e bukur sesa sot, ku tingujt e violinës i dhanë jetë mureve qindravjeçare.

“Ngjizja e traditës, historisë dhe kulturës që në vegjëli mbetet sfida kryesore për të mbajtur gjallë atë pjesë të jetës së këtij vendi për të cilën jemi krenarë”, shprehet Silva Belegu, drejtoreshë e Muzeut Etnografik.

Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore kanë përfshirë aktivitete të ndryshme duke mos harruar veshjet popullore, muzikën qytetare elbasanase, piktura dhe foto të qytetit të vjetër, rrugicat e kalasë e të tjera.

 

Top Channel