Tashmë gjithçka është zyrtare. De Ligt për pesë vitë do të luajë për Juventus. Marrëveshja u përfundua dje në mëngjes ku Juventus do të derdhë në arkat e Ajaks plot 67.5 milion paund,ose 75 milion euro.

Talenti 19 vjeçar kërkohej edhe nga Manchester United, Barcelona, PSG por vendosi të luajë në Seria A. 19 vjeçari do përfitojë një pagë prej 7.5 milion euro plus bonuse që mund ta çojnë pagën totale në 12 milion euro në sezon.

Duke ditur cilësitë e lojtarit dhe potencialin e tij, Juventus ka vendosur ta blindojë hollandezin duke i vendosutr klauzolë largimi plot 150 milion euro.

Top Channel