Takimi i Parisit pritet të shënojë rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ideja për korrigjimin e kufijve ka bërë që formati i dialogut të ndryshojë.

Kryeministri deklaroi se ia ka konfirmuar pjesëmarrjen presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Takimi i Parisit është ndoshta takimi më serioz, sepse është dypalësh tani. Është një takim për të cilin duhet të përgatitemi, si ne edhe Serbia, sesi ta ndihmojmë veten e jo më miqtë. Kuptohet që duhet të koordinohemi me Amerikën, sepse ajo është jo vetëm lehtësuese në këtë marrëveshje, por është edhe garantuese në marrëveshjeje”, tha Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Sipas Haradinajt, në marrëveshjen finale mes dy shteteve nuk do të përfshihet korrigjimi i kufijve dhe nuk do të ketë as pezullim të vendimit për taksën deri në njohje nga Serbia.

Kryeministri tha gjithashtu se nga kjo vizitë ka siguruar përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Top Channel