Wake Up/ Ambasadori ynë në Britani: Pse e kritikova autoren e “Fifty Shades”?

23/04/2019 12:26

Një debat mes autores së librit “Fifty Shades of Gray” E.L James dhe ambasadorit tonë në Britaninë e Madhe zoti Qirjako Qirko ka qenë në qendër të mediave britanike ditët e fundit. Shkas është bërë libri titulluar “The Mister”, që është një vazhdimësi e librit të saj të parë ” Fifty Shades of Gray”.

Gjatë një lidhjeje telefonike për ” Wake Up”, ambasadori ynë në Britani tha se, reagimi i tij erdhi pasi mësoi se  ky libër i portretizon shqiptarët si kriminele dhe shoqërinë shqiptare si të prapambetur duke cënuar kështu imazhin tonë.

Top Channel