Netflix bën bashkë personazhet kryesorë të “Magjistari i Ozit” dhe “Liza në botën e çudirave”

10/04/2019 03:14

Kolosi i “online streaming”, Netflix ka vendosur të realizojë një ndërthurje mes dy personazheve femra, tepër të dashura dhe në një farë mënyre të ngjashme.

Bëhet fjalë për Dorotinë e “Magjistarit të Ozit” dhe Lizën e “Liza në botën e çudirave”, që do të bashkohen në projektin për momentin të titulluar “Dorothy & Alice”.

Duket si një fan-fiction nën siglën “Disney”, por në fakt bëhet fjalë për një ide të “Netflix”, ndërsa sipas “Collide”, është angazhuar skenaristja Anna Klessen.

“Dorothy & Alice” është cilësuar si një aventurë epike fantazi, ku Dorotia dërgohet në një kolegj për vajza, ku nxënëset, përfshirë Lizën, eksperimentojnë makthe të tmerrshme.

Top Channel