Më në fund, “Bond 25” ka nisur xhirimet. Ky kapitull e ka pasur rrugën e vështirë; mes problemeve me regjisorin, skenarin dhe lojën e Daniel Craig, i pasigurt për t’u rikthyer në rolin e Agjentit 007.

Megjithatë, dy burime, njëri “The Daily Mail” dhe tjetri një faqe “fansat të Bond-it” (që shpesh ka informacione të besueshme për filmat), bënë të ditur se kanë nisur xhirimet për filmin.

Regjisori Cary Fukunaga dhe Daniel Craig kanë shkuar në Norvegji, pa shumë bujë mediatike, për të xhiruar një sekuencë kyç të filmit, një skenë në një liqen të ngrirë, për ta shfrytëzuar përpara se të shkrijë.

Edhe pse skenari nuk ka përfunduar ende, stafi i filmit morën vendimin për ta xhiruar sa më shpejt këtë skenë, një sinjal ky që pengesat janë kaluar dhe po nxitohet drejt realizimit sa më shpejt të filmit.

Top Channel