Skandali i SHISH/ Fatos Klosi reagon për herë të parë në Top Story: Vlora Hyseni s’është institucioni! 23/09 23:49
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi edhe rezultatet e zgjedhjeve për sekretariatet pranë këtij institucioni.
Kështu juristi Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore , ndërsa Ivi Kaso u zgjodh Sekretar për Çështjet Zgjedhore.
Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, u zgjodh Gazmend Bardhi, ndërsa Sait Dollapi u zgjodh Sekretar Organizativ.
Edhe Ervin Minarolli u bë pjesë e sekretariatit, pasi u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore të këtij këshilli.
Top Channel