Atalanta mposhti Lazion me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e fundit të javës së 16 të kampionatit italian të futbollit që u zhvillua mbrëmjen e sotme.

Mjaftoi një gol i shënuar “nga tuneli”, nga sulmuesi kolumbian Duvan Zapata, që zikaltrit të merrnin një tjetër 3-pikësh dhe t’i afrohen me vetëm një pikë Lazios në renditje.

Në fushë pati edhe një derbi shqiptarësh, me dy portierët e Kombëtares kuqezi, Berisha e Strakosha që mbrojtën portat e skuadrave respektive.

Vlen të theksohet se që nga minuta e 57′, në fushë u aktivizua edhe qendërmbrojtësi i Shqipërisë dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti.

Top Channel