Nga një tifoz i thjeshtë te “njeriu i momentit” te Real Madrid, kjo është përralla e Joselu!

09/05/2024 15:57

Një ndër përrallat që dhuron bota e futbollit është dhe ajo e tija. Emrin e ka Jose Luis Sanmartin Mato, i thërrasin Joselu dhe është njeriu i momentit të nesërmen e dygolëshit që vendosi gjysëmfinalen e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, por një vit më parë 34-vjeçari spanjoll i lindur në Gjermani nuk njihej pothuajse nga askush.

Në 2023, si këtë kohë Jsoelu zbriste në Segunda Division me Espanyol pavarësisht një kampionati të mirë me 16 gola në 34 prezenca. Kuotë e mjaftueshme që të bindte Realin e Madridit që ti jepte një shans të dytë si sulmues stoli, në një skuadër që nuk kishte asnjë qendërsulmues roli.

Los Blancos kishin qenë edhe më parë në fatin e tij, e kishin blerë në 2010 për të luajtur me skuadrën B, dhe ishte i aftë për të shënuar 40 gola në 73 ndeshje në dy sezone në Segunda Division B, dhe për të kaluar në La Liga në 2011.

I hedhur në fushë nga Jose Mourinho për pak minuta në vend të Benzema në një ndeshje fundkampionati ndaj Almerias, gjithsesi në skuadrën e parë ai mbeti pastaj vetëm spektator, edhe pse ishte një tifoz besnik.

Në gusht të 2012 pas kalimit te Hoffenheim, ju shkruante ndjekësve të tij në Twitter, të paktë në atë kohë, një mesazh ku kërkonte një link për të parë Ronaldon me shokë në El Clasicon e Superkupës.

Itenerari i tij vazhdoi mes Eintracht, Hannover, Stoke City, Deportivo La Coruna, Newcastle dhe Alaves. Pikërisht eksperienca me baskët në sezonet 2019-2021 shënoi rikthimin e tij në Spanjë dhe shenjoi dhe lidhjen e tij me Realin.

Në 28 nëntor 2020 shenoi një nga dy golat që i mundësuan skuadrës së tij të fitonte një transfertë në Madrid pas plot 20 vitesh, duke përfunduar sërish në axhendën e Los Blancos, aty ku nga dikur një tifoz, sot është kthyer në idhullin e ri të tifozëve./ Supersport

Top Channel