Judi Dench ka thënë se ishte e gabuar që të hiqej performanca e “shokut të saj të mirë” Kevin Spacey në një film të kohëve të fundit.

“Unë nuk mund ta miratoj në asnjë mënyrë heqjen nga një film, pavarësisht se çfarë ka bërë”, tha aktorja veterane në një festival filmi në Spanjë.
Duke folur në Festivalin e Filmit të San Sebastianit të martën, Dench nënvizoi se vendimi për të fshirë pamjen e Spacey përbën një precedent shqetësues: “A duhet të kthehemi mbrapsht në histori tani dhe kushdo që ka keqtrajtuar në ndonjë mënyrë, ose ka thyer ligjin, ose ka kryer një lloj vepre, do të fshihen të gjithë?”

“A do t’i përjashtojmë ata nga historia jonë? Nuk di çfarë ka ndodhur, por unë mendoj se ai është dhe ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një mik i mirë”, shtoi aktorja.

83-vjeçarja tha se ajo “nuk mund të imagjinonte” çfarë ishte duke bërë tani Spacey.

Një numër akuzash për sjellje të pahijshme seksuale janë bërë kundër aktorit fitues të çmimit Oscar, të cilat ai i mohon. Skandali bëri që Sir Ridley Scott të fshinte punën e Spacey si manjati i naftës Jean Paul Getty, në filmin “All the Money in the World” dhe skenat e tij i zëvendësoi me aktorin Christopher Plummer. Plummer u nominua për një Oscar, një Bafta dhe një Glob të Artë për kontributin e tij në këtë film.

Top Channel