Argjentina e Scalonit, pa Icardi e Dybala. Simeone debuton nga minuta e parë

07/09/2018 16:43

Në Argjentinë nis mbrëmjen e kësaj të premteje (ora 5 e mëngjesit të së shtunës me orën tonë), aventura e trajnerit të përkohshëm Lionel Scaloni.

Sigurisht nuk do të jetë e lehtë të eliminohen historitë e një Botërori në Rusi aspak për t’u mbajtur mend, por objektivi aktual është tejkalimi i vështirësive dhe rinisja me hapin e duhur me Guatemalën, kundërshtari i parë në miqësoren që do të zhvillohet në Los Angeles.

Risitë nuk kanë munguar. Scaloni ka shpallur listën e të grumbulluarve dhe gjithashtu ka dhënë edhe detajet e para mbi formacionin titullar, duke zgjedhur Giovanni Simeonen si sulmues kryesor të Argjentinës, në debutimin e tij absolut me kombëtaren.

Sulmuesi i Fiorentinës zë vendin e Icardit dhe Dybalasë, i pari i tërhequr për shkak të një tërheqjeje në kofshë dhe i dyti me detyrime për të zgjidhur disa çështje personale, përpara se t’i bashkohet grumbullimit me kombëtaren.

Scaloni, dikur futbollist i Lazios dhe Atalantës, është i ndërgjegjshëm për mandatin e kufizuar të tij, por përgjegjësinë e madhe të ngarkuar kërkon ta konvertojë në arritje rezultatesh pozitive në fushë.

Top Channel