Rikthehet “Game of Thrones”, HBO paralajmëron zgjatjen e serialit

09/06/2018 20:04

“Game of Thrones” mund të sigurojë disa seri të reja të origjinës së sagës, një prej pesë mundësive të zgjatjes së serialit, siç pohon vetë HBO. Autori i librit, George RR Martin ka krijuar seritë e reja me ndihmën e skenaristit britanik Jane Goldman.

HBO ka kërkuar një episod pilot për show-n tejet popullor, ngjarjet e të cilit do të vendosen mijëra vjet përpara betejës për fronin e hekurt. Asgjë nuk do të transmetohet për çdo rast, deri sa të përmbyllet sezoni i fundit në 2019-ën.

Nëse do të rezultojë e suksesshme, seria e gjenezës do të ndjekë të tatëpjetën e botës, nga epoka e artë e heronjve, tek orët e saj më të errëta. Që prej sekreteve të tmerrshme të historisë së Westeros, tek origjina e vërtetë e White Walkers, apo misteret e lindjes.

Nuk është rrëfenja që mendojmë se njihnim, thuhet në njoftim. “Game of Thrones” është seriali më i suksesshëm deri më sot i HBO-së. Ai ka fituar një numër të madh çmimesh Emmy e ka tërhequr me miliona shikues në mbarë botën, përfshirë ata shqiptarë, të cilët kanë pasur mundësinë ta ndjekin përmes ekranit të Top Channel.

Top Channel