Leonardo Bonucci do të mbajë shiritin e kapitenit të kombëtares së Italisë në ndeshjen e parë ku në stol do të jetë Roberto Mancini, ndaj Arabisë Saudite.

“Kam një përgjegjësi të rëndësishme, jam ndër më të vjetrit në ekip. Por shiriti i kapitenit është për përgjegjësi edhe më e rëndë, peshë të cilën do ta mbaj me gëzim e nder sepse besoj se është ëndrra e shumë fëmijëve që dëshirojnë të jenë kapiteni i kombëtares”, kështu është shprehur Leonardo Bonucci, kapiteni i ri i Kombëtares italiane në një konferencë për shtyp, duke shtuar se “Dua të provoj të jem në lartësinë e situatës, ashtu siç kam bërë me Milanin”.

Bonucci ka folur si një kapiten edhe për shokun e skuadrës në kombëtare, sulmuesin Balotelli. “Shoh që ka ndryshua, është më i pjekur se në të kaluarën”, u shpreh ai.

Top Channel