Barcelona ‘përcjell’ zyrtarisht Iniestën nga ‘Camp Nou’

18/05/2018 23:49

Nën sloganin ‘Infinit Iniesta’, Barcelona i ka dhënë edhe lamtumirën zyrtare njërit prej mesfushorëve më të spikatur të saj, Andres Iniestës.

Në një ceremoni spektakolare në ‘Camp Nou’, me stafin e skuadrës, futbollistë dhe ish futbollistë, por edhe familjarë të tyre, katalanët nderuan tashmë legjendarin, Andres Iniesta, duke transmetuar edhe një dokumentar të përgatitur për të.

Futbollistë e ish futbollistë, përshkruan sipas tyre një nga gjenitë e futbollit botëror, duke shprehur edhe kënaqësinë që patën mundësi të luajnë me Iniestën dhe të fitojnë tituj të rëndësishëm me të.

Mesfushori spanjoll njoftoi para dy javëve se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm mbetet ende në pikëpyetje, me Kinën dhe Japoninë që e presin krahëhapur.

Top Channel