Europa League do të mësojë orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure fituesin e trofeut të dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër.

Marseille dhe Atletico Madrid do të sfidojnë njëra-tjetrën në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, që vlen jo vetëm trofeun e këtij kompeticioni, por edhe biletën për Champions League sezonin e ardhshëm.

Marseille do të luajë me: 30 Mandanda, 5 Ocampos, 8 Sanson, 10 Payet (C), 17 Sarr, 18 Amavi, 19 Luiz, Gustavo, 23 Rami, 26 Thauvin, 28 Germain, 29 Zambo Anguissa.

Ndërsa Atletico kundërpërgjigjet me: 13 Oblak, 2 Godín, 6 Koke, 7 Griezmann, 8 Saúl Ñíguez, 11 Correa, 14 Gabi (C), 16 Vrsaljko, 18 Diego Costa, 19 Lucas, 24 Giménez.

Arbitër i takimit do të jetë holandezi Björn Kuipers.

Top Channel