Ishte programuar të luhej në orën 18:00 të së dielës sfida e Serie A mes Atalantës dhe Juventusit, por reshjet e dendura të dëborës e kanë bërë të pamundur zhvillimin e takimit.

Zyrtarët e takimit, pasi verifikuan kushtet në fushën e blertë bashkë me dy kapitenët vendosën që ndeshja të shtyhet.

Ende e pacaktuar se kur do të zhvillohet kjo ndeshje e Serie A, e cila është mjaft e rëndësishme për kreun e renditjes, ku për javë të tëra, Juventusi dhe Napoli po ecin paralel me fitore.

Top Channel