Humbja e Interit me Udinezen është vetëm një episod që do të kalohet shpejt dhe synimet e skuadrës jane maksimale. Trajneri Spalletti duket i qetë dhe me besim të plotë për objektivat sezonalë.

“Skuadra është stërvitur mirë. Humbje dhe momenti si takimi me Udinezen janë të pranueshme në procesin e rritjes. Dua të shikoj reagimin e skuadrës, pasi nga të tilla momente skuadra duhet të gjejë më shumë forc”, tha Spalletti.

Ndërkohë prej kohësh Inter flet nën zë për përforcime, që do të ndihmonin skuadrën të shikojë përtej pozitave aktuale. ‘Duhet je program i saktë për merkaton, pasi të gjithë, përfshirë edhe tifozët, duan të dinë cilat janë qëllimet’ u shpreh trajneri i Interit, duke i dhënë edhe një mesazh drejtuesve të skuadrës.

‘Emrat e futbollistëve që mund të merren në këtë periudhë lidhen me ata që kanë pak hapësira në skuadrat e tyre, por sigurisht duke plotësuar edhr kërkesag e tyre. Emerson Palmieri do të ishte komod për ne, por nuk besoj se është në shitje. Ndër të tjera kishin shumë dhe ne kemi Nagatomo, Santon e Dalbert në të majtë. Mos harrojmë kemi dhe një futbollist të shkëlqyer si Cancelo. Sa i përket Joao Mario nuk me ka shpehur asnjëherë se dëshiron të largohet’, deklaroi Spalletti.

Top Channel